TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zhoao Feliks u zyrtarizua mëngjesin e sotëm si përforcimi i Çelsit deri në fund të sezonit, i huazuar nga Atletiko Madrid. Trajneri Graham Poter konfirmoi se portugezi tashmë është stërvitur me skuadrën këtë mëngjes, por ende nuk e di nëse mund ta përdorë kundër Fulhem të enjten, në një ndeshje të shtyrë të javës së 7-të.
“Ai është një lojtar cilësor, ai mund të bëjë diferencën në të tretën e fundit të fushës. Ai është i ri, por ka shumë eksperiencë dhe kjo na jep kurajo. Ne e njohim prej disa kohësh, por këto gjëra nuk ndodhin shpejt, ndoshta lëndimet (Sterling dhe Pulisiç janë të lënduar, amerikani do të jetë jashtë për dy muaj) na kanë ‘shtrënguar’ fokusin. Ishte fantastike ta shihje në stërvitje sot. Ai ka qenë në stërvitje dhe ka minuta, kështu që nga pikëpamja fizike ai mund të luajë tani. Ndryshimi i vendeve është gjithmonë një hap drejt së panjohurës, koha që duhet për t’u përshtatur ndryshon nga lojtari në lojtar. Unë shoh një lojtar të sigurt që mund të lërë gjurmë. Ai mund të marrë topin, ta mbajë atë në një hapësirë të shkurtër, të bëjë asistime. Jam i emocionuar që mund të punoj me të. Por ne duhet të përmirësojmë të gjithë ekipin, nuk është vetëm një person që do të bëjë ndryshimin”, deklaroi Poter.