SPORT, 12 Janar 2023, 09:24

Eliminimi i Milanit nga Kupa e Italisë, Pioli: Koha luan kundër nesh, të zgjohemi

Eliminimi i Milanit nga Kupa e Italisë, Pioli: Koha luan kundër nesh,

Stefano Pioli ishte i turbulluar pas fundit të ndeshjes së djeshme, duke qenë se Kupa e Italisë ishte rruga më e shkurtër për të mbërritur te një trofe në këtë sezon.

“Bëmë një ndeshje serioze, agresive deri në momentin që ishim në baraspeshë në njerëz.

Më pas menduam se mund ta menaxhonim më ndryshe, duke qenë se përveç 20 minutave finale disi të rrëmujshme, edhe 30 minuta shtesë ishin të mjaftueshme për të arritur objektivin tonë dhe të gjenim një gol. Por u lëshuam pa kthjellësi dhe Torino, e cila lëvizi shumë mirë pa top gjatë të gjithë ndeshjes na goditi në kundërsulm.

Ky është një mëkat i vërtetë, pasi edhe koha tani luan kundër nesh. Kalendari është shumë i ngjeshur dhe dy rezultate të tilla negative nuk na ndihmojmë. Por tani bëjmë mirë që të zgjohemi, pasi kemi ende objektiva të tjerë për të arritur.

De Keteler? Lëvizi mirë. E hodha si sulmues, pasi Zhiru nuk ka ende 90 minuta në këmbët e tij. Të gjithë presim shumë, pasi cilësitë i ka”, u shpreh ai.