TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Interi ka marrë lajme të këqija pas testeve që i është nënshtruar kapiteni Lautaro Martinez, si pasojë e dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë kundër Bodo/Glimt në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i zikaltërve la fushën e lojës pas 60 minutash për shqetësime në këmbën e majtë dhe ashtu siç tha Kivu pas ndeshjes, mungesa e tij do të jetë për një kohë relativisht të gjatë.
“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se tashmë kapiteni i zikaltërve do të mungojë në disa sfida shumë të rëndësishme për kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Italisë. Ai është mungesë e sigurt për ndeshjen e fundjavës ndaj Leçes, atë të së martës ndaj Bodo/Glimt, ndaj Xhenoas përsëri në kampionat dhe sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Komos.
Në rrezik është edhe derbi në javën e parë të marsit, një sfidë e cila bashkë me paraardhëset, mund të shërbejë për të përcaktuar rrugëtimin dhe objektivat e Interit në këtë sezon. Pikërisht momenti më i gabuar për të humbur një element shumë të rëndësishëm siç është Lautaro Martinez.