TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubi i Sivaspor shpresonte që me afrimin e Rei Manajt gjatë merkatos së dimrit, të bënte një hov cilësor për t’u kthyer sa më shpejt pranë kreut të tabelës. Por situata ka qenë krejtësisht ndryshe, pasi edhe me sulmuesin shqiptar në radhët e tij, ekipi nuk po arrin të gjejë fitoren.
Ndeshja e sotme ndaj Adana Demirspor, ishte ajo perfekte për kthesën, pasi klubi në fjalë po luan me lojtarë të rinj pasi e nisi kampionatin me -42 pikë si dënim nga Federata Turke. Një skuadër që kishte pësuar 115 gola në 25 javët e mëparshme në të cilat kishte shijuar vetëm 2 pikë.
Por sot, edhe pse kaloi në disavantazh shpejt pas golit të Valon Et’hemit, Adana u mbrojt me rregull sidomos ndaj sulmeve të Manajt, të cilin e nxori vazhdimisht në pozicion jashtë loje.
Sulmuesi i Kombëtares shtoi nga e vetja gjithashtu, duke shpërdoruar raste të arta për shënim. Dhe në fund Adana barazoi shifrat në 1-1 dhe ia doli që të merrte një pikë që nuk do të thotë shumë për të, por dënon Sivasporin që të mbetet 9 pikë larg zonës së play-off.