TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për Bërnlin ndaj Çelsit. Sulmuesi humbet transfertën e Premier Ligë si “ish”, pasi nuk është i gatshëm fizikisht që të kthehet në fushë.
Diçka të tillë e konfirmoi vetë Skot Parker. Trajneri i Bërnlit nuk e kishte në stol për dy ndeshjet e javës së kaluar, ndërsa më parë në fjalët e tij nënkuptonte se ishte vendim teknik. Tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe lidhet me formën e Brojës.
“Nuk do ia dalë për fundjavën. Për të qenë të drejtë, po kalon një problem prej disa javësh dhe duhet të ndërhynim. Nuk do të jetë për shumë gjatë, shpresojmë për pak javë nga tani, por e sigurt që nuk do të jetë i gatshëm për këtë fundjavë që të luajë në atë ndeshjes”, u shpreh trajneri Skot Parker.
Ky lajm shqetëson jo pak Kombëtaren shqiptare, ku Broja është llogaritur si titullar në vitin 2025 për ndeshjet zyrtare. Sfida me Poloninë është rreth një muaj larg dhe Broja është në luftë me kohën, për të qenë plotësisht gati.