SPORT, 18 Shkurt 2026, 22:54

Vendosin gafat e portierëve, Milani ndan pikët me Komon dhe shkon -7

Vendosin gafat e portierëve, Milani ndan pikët me Komon dhe shkon -7

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi ndaj Komos, në duelin e vlefshëm për javën e 24-t të Serisë A. Një përballje që u vendos nga dy gabimet e portierëve respektivë. 

Fillimisht ishte Menja, që në minutën e 32-të, i dhuroi golin e avantazhit Niko Pazit. Ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1, në pjesën e dytë, kuqezinjtë u kundërpërgjigjën me Leaon, që shënoi pas një dalje të gabuar të portierit Butez. 

Pas këtij barazimi skuadra e Alegrit, e shikon veten në vendin e dytë me një diferencë –7 pikë nga kryesuesit e Interit.  

Në minutën e 80-të, trajneri Alegri u përjashtua me karton të kuq. Duelin e radhës Milani do e luajë në shtëpi ndaj Parmës, ndërsa Komo luan në transfertë kundër Juventusit.  

MILAN: Menja; Tomori, De Uinter, Pavloviç; Athekame, Jashari, Modriç, Riçi, Bartesagi; Nkunku, Leao.

KOMO: Butez; Van Der Brempt, Ramon, Diego Karlos, Kemf; Roberto, Caqueret, Perone; Vojvoda, Niko Paz, Baturina