SPORT, 18 Shkurt 2026, 19:20

Tension pas ndeshjes në stadiumin ‘‘Estadio da Luz’’/ Presidenti i Benficës tenton të futet me forcë në zhveshtoren e Real Madridit

Tension pas ndeshjes në stadiumin ‘‘Estadio da

Pamjet nga tuneli i stadiumit Estádio da Luz kanë kapur një moment tensioni mes presidentit të Benfica, Rui Costa, dhe një anëtari të delegacionit të Real Madrid pas ndeshjes së UEFA Champions League të martën mbrëma.

Takimi i fazës “play-off” në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Benficës u ndërpre për rreth 10 minuta në pjesën e dytë, pasi Vinícius Júnior akuzoi Gianluca Prestianni për abuzim racor.

Prestianni dyshohet se i ka thënë diçka Viníciusit, ndërsa mbulonte gojën me fanellë. Ky i fundit e raportoi incidentin te gjyqtari François Letexier, i cili bëri gjestin e kryqëzimit të duarve për të sinjalizuar abuzim racor.

Manolo Lama, gazetar i COPE, deklaroi se presidenti i Benficës, Rui Costa, ishte i përfshirë në një përplasje fizike me një anëtar të delegacionit të Real Madridit.

“Po them se pati një sherr në atë dhomë zhveshjeje, aty ku ndodhej presidenti i Benficës”, u shpreh Lama.

Sipas raportimit, situata u tensionua kur një anëtar i ekipit të komunikimit të Real Madridit u pa duke regjistruar me video situatën mes lojtarëve të të dy skuadrave.

Costa thuhet se i kërkoi atij të ndalonte regjistrimin, por kur punonjësi i Madridit refuzoi, presidenti raportohet se i largoi dorën nga kamera dhe më pas e preku dy herë në trup, sikur t’i thoshte: “Mos regjistro më”.

Benfica i ka mohuar këto pretendime në një deklaratë zyrtare.

“Është plotësisht e pavërtetë që presidenti i Benficës të ketë qenë i përfshirë në ndonjë debat apo përplasje fizike me një anëtar të Real Madridit. Kjo është një akuzë e rreme dhe e pabazë”, thuhet në reagimin e klubit portugez.