SPORT, 20 Shkurt 2026, 16:34

Sfida delikate e Bajernit, dy mungesa kundër Dortmundit

Sfida delikate e Bajernit, dy mungesa kundër Dortmundit

Para ndeshjes së madhe në ortmund, Bajerni përballet fillimisht me Frankfurtin. A do të kenë shumë lojtarë të rrezikuar nga pezullimi apo do të mungojnë pikërisht për këtë arsye? Futbollistët e Bajernit morën një ditë e gjysmë pushim deri të enjten, pas një seance stërvitore gati dyorëshe të martën në mëngjes. Tani fokusi i plotë është te Frankfurti dhe ndeshja e radhës në Bundesliga.

Si zakonisht, trajneri Kompani përballet me disa pyetje delikate. Jo për shkak të mungesës së lojtarëve, përkundrazi, por sepse duhet të vendos se kush do të mbetet jashtë formacionit titullar. Nëse si Bajerni ashtu edhe rivali më i afërt, Borusia Dortmund, bëjnë detyrën e tyre, gara për titull do të mbetet e hapur përpara përballjes së javës së ardhshme.

Dhe Kompani synon të hedh në fushë formacionin më të fortë më së voni në atë ndeshje, kundër Dortmundit. Kjo do të thotë se ai mund të lërë jashtë këtë fundjavë Kimishin dhe Xhonatan Tah. Të dy lojtarët kyç kanë nga katër kartonë të verdhë dhe nuk mund të lejojnë asnjë gabim kundër Frankfurtit. Kimish është përgjithësisht i paprekshëm nën drejtimin e Kompani dhe aktivizohet si mesfushor defensiv. Megjithatë, trajneri nuk heziton ta lërë herë pas here në stol, siç bëri në dy ndeshje radhazi në fund të verës.

Edhe pse kjo nuk i pëlqen shumë lojtarit që është mësuar të jetë gjithmonë titullar, pakënaqësia e tij ka qenë shumë e zbutur. Ndoshta Kimish do t’i bënte mirë një pushim i shkurtër, edhe nëse ai nuk do ta shihte kurrë kështu. Alternativat janë të disponueshme me Leon Goretzka dhe Tom Bishof, 20 vjeçarin që nisi si titullar në mesfushë në ndeshjen hapëse të vitit kundër Volfsburgut (8-1). Sa i përket Tah, rotacioni duket disi më i lehtë për trajnerin. Kompani e ndryshon rregullisht vijën mbrojtëse.

Në Bremen, Upamekano, i cili ka tre kartonë të verdhë, u pushua. Është e mundur që Kim Min-zhae të rikthehet titullar, ndërsa Tah të mbetet jashtë. Ose Hiroki Ito mund të nis më në fund në pozicionin e tij të preferuar në qendër të mbrojtjes, japonezi aktivizohet për të mbuluar mungesat e Dejvis ose Josip Stanisiç në krahun e majtë. Ndryshim do të ketë patjetër në portë: Nojer është jashtë për shkak të një dëmtimi. Në vend të tij, Jonas Urbig do të përballet me një tjetër test kundër Frankfurtit, duke shënuar paraqitjen e tij të nëntë zyrtare.