SPORT, 19 Shkurt 2026, 16:50

Dënim i rëndë për tre klubet me emër në Seria A, Gjykata jep vendimin përfundimtar

Dënim i rëndë për tre klubet me emër në Seria A,

Gjykata Administrative Rajonale e Lacios ka konfirmuar dënimin për Romën, Napolin dhe Fiorentinën. Tre klube të Seria A, tifozët e të cilëve nuk do të lejohen për transferta deri në fund të sezonit. Kërkesa e tyre për të hequr dënimin, nuk u pranua.

Ndëshkimi i rëndë erdhi për ngjarjet e 18 dhe 25 janarit të këtij viti. Fillimisht një grup tifozësh të Fiorentinës do të luanin në transfertën e Bolonjës, ndërsa u përleshën me ata të Romës që po shkonin në transfertën e Torinos.

Më pas, vetëm një javë më vonë, pati përleshje mes mbështetësve të Napolit dhe atyre të Lacios. Napoletanët po shkonin në transfertën e Torinos, ndërsa atotë Lacios po ktheheshin nga Leçe.

Goditje jo e vogël kjo për tre klube me emër në Seria A. Në ndeshjet si miq, nuk do gëzojnë mbështetjen e tifozëve të tyre.