SPORT, 20 Shkurt 2026, 10:51

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një

Sulmuesi i Sivassporit, Rey Manaj, u përfshi në një aksident trafiku që shkaktoi dëme materiale në rrugën 'Bağdat', mbrëmjen e djeshme. Raportohet se futbollisti 28-vjeçar është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas medieve turke, sulmuesi shqiptar thuhet se është në gjendje të mirë shëndetësore. Manaj, i cili po mbahet nën vëzhgim në spital si masë paraprake, thuhet se ka pësuar dëme materiale në automjetin e tij.

Rey Manaj përjetoi makthe brenda dhe jashtë fushës mbrëmjen e së enjtes. Fillimisht ekipi i tij, Sivasspor u ndal në një barazim të papritur 1-1 kundër Adana Demirsport, ekip që ndodhen në vendin e fundit, i dënuar nga Federata Turke dhe me -39 pikë në renditje.

Pas ndeshjes, Manaj u rikthye në Sivas së bashku me ekipin e tij ku qëndroi për pak kohë në ambientet e klubit. Më pas, gjatë rrugës duke u rikthyer në shtëpinë e tij, Rey Manaj pësoi një aksident me makinën e tij private. Mediat turke që raportuan këtë aksident, bëjnë me dije se Rey Manaj nuk ka pësuar dëmtime serioze, është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Siç shihet edhe nga pamjet e bëra publike, dëme ka pësuar vetëm mjeti i tij. Kujtojmë që Rey Manaj u transferua vetëm pak ditë më parë te Sivasspor, me objektivin për të rikthyer ekipin në elitën e futbollit turk, por situata nuk është shumë pozitive pasi Sivasspor renditet në vendin e 14-të.

Nderkohe me shqetesim e ka percjelle situaten trajneri i kombetares, Silvinjo, pasi Manaj eshte pika kryesore e majes se sulmit te kombetares shqiptare per ndeshjet e marsit!

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një

FOTOT/ 'Tronditet' Sylvinjo, Manaj përfshihet në një