TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elseid Hysaj po bëhet gati t’i japë lamtumirën Lacios në fund të këtij edicioni, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me bardhekaltrit që nuk do të rinovohet. Dhe për t’i dhënë lamtumirën në mënyrën e duhur shokëve, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë.
Sipas mediave italiane, Hysaj do të organizojë në javët e ardhshme një drekë për skuadrën në ambientet e qendrës stërvitore në Formelo. Mësohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të organizojë një drekë me zgarë të hapur për shokët e skuadrës, si një mënyrë për t’i dhënë lamtumirën ekipit, por edhe për të qenë bashkë në prag të një fundi sezoni me shumë luhatje.
Hysaj iu bashkua Lacios në verën e vitit 2021 dhe pas 5 sezonesh, po bëhet gati t’i japë lamtumirën. Në dy sezonet e fundit, ai ka luajtur rol episodik me bardhekaltrit, pasi u nxor shpesh jashtë planeve nga trajnerët në drejtim. Por ai ka mbetur një figurë me peshë brenda klubit e për këtë arsye, ka vendosur që të organizojë këtë drekë me shokët e ekipit.