SPORT, 4 Maj 2026, 16:36

Ish-sulmuesi i njohur i Junajtid, Uejn Runi: Ja kush e fiton Premier Ligën

Ish-sulmuesi i njohur i Junajtid, Uejn Runi: Ja kush e fiton Premier Ligën

Uejn Runi ka mbështetur Arsenalin që ta fitojë “me lehtësi” titullin e Premierligës përpara Sitit. Skuadra e Mikel Artetës është shkëputur me gjashtë pikë në krye pas fitores ndaj Fulhemit të shtunën. Siti ka dy ndeshje më pak dhe mund ta ngushtojë diferencën në tri pikë nëse fiton ndaj Evertonit, të hënën.

Mendova se ndoshta ishte pak në kokën e lojtarëve të Arsenalit, duke luajtur në fushën e Siti dhe duke humbur finalen e kupës ndaj tyre. Por fakti që mbetën aty, në nivel pikësh pas asaj humbjeje, dhe duke parë kalendarin më të favorshëm, mendoj se do t’i fitojnë të gjitha ndeshjet. Mund ta shoh Sitin të humbasë pike, në një ose dy ndeshje. Madje, mendoj se Arsenali mund ta fitojë titullin relativisht lehtë, ndoshta me tre deri në pesë pikë diferencë”, u shpreh anglezi.

I pyetur pse mendon se Siti do të lërë pikë, Runi dha këtë përgjigje: “Thjesht ashtu mendoj. Arsenal ka qenë fantastik, ka qenë në krye për pjesën më të madhe të sezonit. Ndoshta, loja e tyre nuk bie gjithmonë në sy për të gjithë, por mendoj se me ngarkesën e ndeshjeve që ka Siti dhe me qëndrueshmërinë e Arsenalit gjatë gjithë sezonit, ky është viti i ´Topçinjve’”, përfundoi ai.