TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajerni mund të përballet me 120 minuta lojë kundër PSG të mërkurën. A mund të jetë kjo një avantazh për kampionët e Bundesligës? Duket sikur kanë kaluar javë që nga momenti kur PSG dhe Bajerni ofruan një spektakël në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Në fakt, vetëm tetë ditë ndajnë përballjen e parë në “Park de Princ” dhe ndeshjen e kthimit në “Alianz Arena”.
Nuk ka ndodhur shumë gjatë kësaj kohe. Si PSG, ashtu edhe Bajerni arritën vetëm barazime në ndeshjet e kampionateve përkatëse gjatë fundjavës, natyrisht me formacione të ndryshuara. Ndërsa Luis Enrike pushoi pothuajse të gjithë formacionin titullar kundër Lorient, Vinsent Kompani hodhi në fushë katërshen e fortë Herri Kejn, Majkëll Olise, Luis Diaz dhe Kimish në minutën e 46, duke shpresuar të shpëtonte të paktën një pikë pas disavantazhit në pjesën e parë. Pyetja tani është sa të freskëta do të jenë skuadrat për ndeshjen e kthimit.
Në përgjithësi, avantazhi i freskisë i takon PSG, madje edhe Osman Dembele kishte vetëm nëntë ndeshje si titullar në Ligë 1 deri në fillim të majit. Kejn i kishte arritur këto shifra që në javën e 10 të kampionatit. Ndërkohë që Kompani ka pasur mungesë alternativash për rotacion të plotë në javët e fundit, Enrike ka pasur më shumë opsione. Ka shpresa edhe për Lenart Karl, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Ai pritet të përdoret vetëm si zëvendësues, por askush nuk e di sa do të zgjas ndeshja e kthimit. Këtu Bajerni mund të ketë një avantazh. Jo vetëm që Ashraf Hakimi mungon për PSG, por ndeshja e parë tregoi qartë se skuadra e Kompani mbetet shumë në formë edhe në fund të sezonit. Ndërsa disa lojtarë të PSG mezi lëviznin në fund, Bajerni vazhdoi të kërkonte golin e barazimit. Kjo jep shpresë për të mërkurën, ndërsa mbetet për tu parë nëse Kompani do të nis me shpejtësinë e Alfonso Dejvis në krahun e majtë apo do ta përdor më vonë.
Në ndeshjen e parë, Konrad Laimer zëvendësoi kanadezin e dëmtuar pas pushimit. Leon Goretzka mund të përdoret sërish nga stoli, ndoshta në vend të Jamal Musiala ose Aleksandar Pavloviç. Në sulm, Kejn, Olise dhe Luis Diaz do të udhëheqin ofensivën, ndërsa në mbrojtje Kim mbetet një opsion i shpejtë për minutat e fundit. Guerreiro dhe Gnabri do të mungojnë, ndërsa i riu Bara Sapoko Ndiaje nuk është i regjistruar për Ligën e Kampioneve.