SPORT, 4 Maj 2026, 14:13

Një portugez do të vendosë drejtësi në supersfidën Bajern-PSG, njihuni edhe me arbitrin e gjysmëfinales tjetër të Championsit

Një portugez do të vendosë drejtësi në supersfidën

Bajern Mynih-PSG pritet të dhurojë emocione të forta në “Allianz Arena” ashtu siç ndodhi edhe në “Parc de Princes” një javë më parë. Të mërkurën do të mësohet finalisti i Championsit ndërsa tashmë UEFA ka vendosur për arbitrat që do të vendosin drejtësi në Gjermani.

Kryesor është përzgjedhur portugezi Zhoao Pinheiro, Bruno Jesus dhe Luciano Maia do të jenë ndihmës gjyqtarë, me norvegjezin Espen Eskas si gjyqtarin e katërt. Italiani Marco Dello do të jetë gjyqtari i VAR, ndërsa Tiago Martins si gjyqtari i AVR.

Ndeshja Arsenal kundër Atletiko Madrid, e planifikuar për nesër, do të drejtohet nga gjermani Daniel Siebert.