TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alesandro Bastoni është në radarin e Barcelonës, ndërsa ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Për zërat e merkatos foli vetë presidenti Bepe Marota.
Kreu i Interit tregoi se asgjë nuk është konkrete me katalanasit. Marota e tregoi të lumtur Bastonin me Interin, ndërsa duket i prirur për vazhdimin e bashkëpunimit.
Bastoni në radarin e Barcelonës pas një sezoni të vështirë.
“Ai është talent, ka qenë i pafat në momentet ose veprimet e tij. Sytë e të gjithëve ishin mbi të. Ai ishte përgjegjës për atë naivitet me Juventusin, me simulimin e tij. Ai ishte i pari që e pranoi, por ne e mbrojtëm. Ai është një kampion i madh, sytë e të gjithëve janë mbi të, si dhe të tjerët.
Nuk e mohoj që Barcelona është e interesuar, por asgjë konkrete ende. Një lojtar largohet nëse shpreh dëshirën e tij për t’u larguar. Tani për tani, ai është i lumtur që është me ne, dhe ne jemi të lumtur me të”.