TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junajtid ka triumfuar në “betejën” me Liverpulin në ndeshjen e raundit të 35-të në Premier Ligë.
“Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 3-2 kundër të kuqve të Arne Slot. Goli i avantazhit erdhi shumë shpejt nga vendasit, që në minutën e 6 me Mateus Kunja. Sheshko dyfishoi shifrat në minutën e 14′ dhe kështu u mbyll pjesa e parë në “Old Traford”.
Në pjesën e dytë miqtë reaguan që në nisje, teksa Szoboszlai shkurtoi diferencën në minutën e 47′. Ai që barazoi shifrat ishte Kodi Gakpo në të 56-ën. Heroi që vulosi fitoren e vendasve ishte Maino në minutën e 77′.
Kështu skuadra e Kerrik merr një tjetër fitore të artë dhe është shumë pranë sigurimit matematikisht të Championsit për sezonin e ardhshëm. Junajtid pozicionohet në vendin e 3-të me 64 pikë pas këtij triumfi ndërsa Liverpuli mbetet në vendin e 4-të me 58 pikë.
GOLAT: