SPORT, 3 Maj 2026, 19:21

Ishte në “Old Trafford”, Sir Alex Ferguson dërgohet me urgjencë në spital

Ishte në “Old Trafford”, Sir Alex Ferguson dërgohet me

Sir Aleks Ferguson është dërguar sot me urgjencë në spital, duke qenë se nuk ndihej mirë para ndeshjes mes Mançester Junajtid dhe Liverpul. 84-vjeçari ndodhej në “Old Trafford” për ndeshjen mes rivalëve të Premier Ligë, teksa rezultoi se ishte e nevojshme që t’i bëheshin disa kontrolle mjekësore.

Ferguson shkoi me ambulancë drejt spitalit, ndërsa u raportua se zyrtarët e Junajtid ishin optimistë që mund të kthehej në shtëpinë e tij. Ish-trajneri legjendar humbi kështu sfidën e Junajtid ku u sigurua rikthimi në Ligën e Kampioneve.

Ekipi i Kerrik mori fitore të madhe ndaj Liverpulit. “Djajtë e kuq” triumfuan 3 me 2 në shtëpi, duke konfirmuar se janë pikërisht ata ekipi më në formë pas Mançester Sititi dhe Arsenalit në Premier Ligë.