TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atalanta zhgënjeu në javën e kaluar të Seria A, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Xhenoas. Për Berat Gjimshitin ndërkohë ishte një ndeshje e veçantë.
Mbrojtësi shqiptar u bë lojtari i katërt me më shumë paraqitje në historinë e Atalantës. Lideri i Kombëtares ndodhet tashmë në kuotën e 332 ndeshjeve.
“Një tjetër hap në histori për Gjimshitin, i cili e tejkalon Bonaçinën për vendin e katërt në paraqitjet e të gjitha kohërave për ekipin tonë”, shkruan Atalanta në rrjetet sociale.
Mbi Gjimshitin janë vetëm tre lojtarë, ndërsa një prej tyre mund të kalohet nëse mbetet tek Atalanta në edicionin e ardhshëm. De Ron me 442 ndeshje, Belini me 435 ndeshje Pasaliç me 341 ndeshje janë të vetmit me më tepër paraqitje se Gjimshiti.