SPORT, 5 Maj 2026, 19:01

Zyrtarizohet firma me sulmuesin e talentuar, Partizani shton radhët

Zyrtarizohet firma me sulmuesin e talentuar, Partizani shton radhët

Partizani është përforcuar së fundmi. Sulmuesi i talentuar Fabio Hyseni ka firmosur me ekipin e parë të të kuqve. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.


“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë. 16 vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.

Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”- Shkruan klubi.