SPORT, 28 Qershor 2025, 17:34

Tare arrin akordin me kapitenin e skuadrës italiane, Milani shpenzon 25 milionë euro për ta afruar

Tare arrin akordin me kapitenin e skuadrës italiane, Milani shpenzon 25

Igli Tare ka arritur një akord me mjaft peshë për mesfushën. Samuele Riçi do të veshë fanellën e Milanit, ndërsa do të largohet pas tre vitesh nga Torino.

23-vjeçari mbajti edhe shirtin e kapitenit te klubi i Seria A. Marrëveshja verbale është arritur për 23 milionë euro dhe 2 milionë euro të tjera bonuse.

Javën e ardhshme pritet kryerja e testeve mjekësore dhe më pas firma në kontratë. Përveç Riçit dhe Modriç, objektiv mbetet për mesfushën Ardon Jashari. Transferimi i 22-vjeçarit po bëhet çështje e pamundur, për shkak të shumës që kërkohet nga Klub Bryzh.