SPORT, 27 Qershor 2025, 15:41

E papritur/ David Beckham shtrohet në spital, në dyshim pjesëmarrja në ndeshjen PSG-Inter Miami

E papritur/ David Beckham shtrohet në spital, në dyshim

Legjenda e futbollit anglez dhe bashkëpronar i Inter Miami, David Beckham, është shtruar në spital pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në dorë. Lajmin e bëri publik bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, përmes postimeve në rrjetet sociale.

Sipas The Sun, ish-mesfushori iu nënshtrua një operacioni për të rregulluar një problem të vjetër në kyçin e dorës, i cili rrjedh nga një dëmtim i pësuar në një ndeshje miqësore mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut në vitin 2003. Asokohe, Beckham kishte një pllakë metalike të vendosur në dorë, por koha tregoi se ajo nuk ishte stabilizuar siç duhej dhe kishte shkaktuar dhimbje të vazhdueshme. Grafitë e fundit zbuluan se pllaka ishte zhvendosur, duke detyruar ndërhyrjen mjekësore.

E papritur/ David Beckham shtrohet në spital, në dyshim

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe Beckham tashmë po shërohet nën kujdesin e familjes së tij.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij në ndeshjen e së dielës në Atlanta, midis Inter Miami dhe PSG-së, është vënë seriozisht në dyshim. Ky duel ka një rëndësi të veçantë, pasi përballen dy skuadra me lidhje personale për Beckham – njëra ku ai mbylli karrierën në 2013 dhe tjetra që e ka bashkëthemeluar.

Nëse ai mungon, do të jetë një goditje emocionale për klubin amerikan, që aktualisht drejtohet në fushë nga yje si Lionel Messi, Luis Suárez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

E papritur/ David Beckham shtrohet në spital, në dyshim