TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Olivier Giroud rikthehet në futbollin europian! Sulmuesi francez ka pranuar ofertën e klubit Lille dhe është gati të largohet nga LAFC në MLS pas një aventure të shkurtër në SHBA.
Marrëveshja është arritur: kontratë njëvjeçare mes palëve dhe dokumentacioni është përgatitur nga klubi francez.
Testet mjekësore priten të zhvillohen së shpejti, çka do të zyrtarizojë rikthimin e 37-vjeçarit në Ligue 1 pas më shumë se një dekade jashtë saj.
Për Giroud, kjo do të jetë një kthim në vendlindje dhe një sfidë e re në një ekip që kërkon të përforcohet me përvojë dhe klas.