TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bllokimi i merkatos hyrëse për Lacio ka befasuar trajnerin Mauricio Sarri, i cili po mediton largimin pa nisur ende punë. Ai kishte pranuar të rikthehej në klub me entuziazëm dhe ishte në dijeni të situatës së vështirë në lidhje me përforcimet.
Por, siç shpjegon “Corriere dello Sport”, trajneri Sarri nuk ishte informuar se sa serioze ishte situata. Covisoc (duke vërejtur se më 31 mars tre parametrat e FIGC, indeksi i likuiditetit, borxhi dhe kostoja e zgjatur e punës ishin tejkaluar) dekretoi që asnjë blerje nuk mund të bëhej deri në shtator. Përveç nëse presidenti Lotito shlyen deficitin duke zvogëluar stafin ose duke injektuar likuiditet me mjetet e tij.
Pra, Lacio mund të ketë një merkato hyrëse të bllokuar deri në janar, përveç nëse pronarët ndërhyjnë për të shlyer borxhin. Sarri kishte kërkuar tre blerje: një mesfushor sulmues, një mbrojtës në rast se Tavares do të shitej dhe një sulmues nëse Kastelanos do të gjente një vend tjetër. Por me situatën e krijuar ai und të largohet shumë shpejt.
Sipas “TMW”, Sarri do të takohet sot me drejtorin sportiv Angelo Fabiani dhe ky do të jetë rasti për të diskutuar dyshimet që e pengojnë trajnerin të përballet me qetësi të plotë me këtë fillim të aventurës së tij te Lacio.
Trajneri ka nënshkruar kontratën e tij, por jo anëtarësimin e tij, duke pasur parasysh se kjo do të jetë e mundur vetëm nga 1 korriku, dita e fillimit zyrtar të sezonit të ardhshëm dhe nëse nuk merr garancitë e duhura nga takimi me Fabianin, marrëdhënia mund të marrë fund vërtet.