SPORT, 28 Qershor 2025, 15:52

ZYRTARE/ Ditë spastrimesh për Milanin, kuqezinjtë njoftojnë largimin e tretë

ZYRTARE/ Ditë spastrimesh për Milanin, kuqezinjtë njoftojnë

Milani e ka sot ditën e spastrimeve. Kuqezinjtë kanë njoftuar ndarjen e rrugëve me tre lojtarë, që u afruan gjatë merkatos së dimrit.

I fundit është largimi i Kajl Uokër, ndërsa më parë u njoftua lamtumira për Zhoao Feliks dhe Rikardo Sotil. Projekti i ri i Milanit është në dorën e Igli Tares, ndërsa Alegri qëndron si trajner.

Afrimet për sezonin e ri pritet të bëhen zyrtare në korrik, ndërsa Ardon Jashari tregohet objektivi i fundit. Milani kërkon rikthimin në krye të skuadrave italiane, pasi mbylli sezonin e dështuar ku nuk siguroi as pjesëmarrjen në Europë.