TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pjesëmarrja në edicionin e parë historik të Kupës së Botës për Klube nuk është vetëm çështje prestigji për Interin, por edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për arkën zikaltër. Skuadra e Kristian Kivusë, e cila tashmë ka siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ave, ka arritur të përfitojë plot 36,85 milionë dollarë, ekuivalente me mbi 31,5 milionë euro.
Kjo shumë e konsiderueshme vjen nga disa pjesë, si: bonusi i pjesëmarrjes në turne, shpërblimet për rezultatet e arritura në fushë dhe një tjetër pagesë për avancimin në fazën finale të kompeticionit. Turneu, i organizuar për herë të parë në këtë format të zgjeruar, krijon një mundësi të artë për të përmirësuar bilancet.