SPORT, 28 Qershor 2025, 15:18

Fitues i Topit të Artë 2024, Rodri zbulon pretendentët kryesorë për këtë vit

Fitues i Topit të Artë 2024, Rodri zbulon pretendentët

Fitues i Topit të Artë i vitit 2024, Rodri ka folur rreth emrit të fituesit të çmimit më të mirë individual në botë për 2025-ën.

Situata është shumë e komplikuar duke marrë parasysh se shumë lojtar kanë arritur të kenë statistika të shkëlqyera individuale.

Për Rodrin, Pedri dhe Jamal janë dy emrat potencialë: “Nuk e di. Ka shumë, shumë opsione. Unë gjithmonë vlerësoj lojtarët spanjollë. Pedri ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe Lamine Jamal gjithashtu, por nuk jam unë gjykatësi. Do të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh Rodri.