TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Abissnet Superiore” mbyll javën e saj të 14-të me tre duele interesante.
Në orën 13:00, Egnatia do të presë në Rrogozhinë Bylisin. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë pozitive për të siguruar një vend në Europë.
Nga ana tjetër, ballshiotët e Bellait duan të bëjnë kthesën në mënyrë që të largohen nga zona e ftohtë.
Po në këtë orë, në stadiumin e Kamzës, Kastrioti pret Vllazninë.
Ardian Mema do të debutojë në krye të stolit të krutanëve teksa do të kërkojë që këtë aventurë ta nisë me fitore. Gjithsesi Vllaznia e Josës nuk do t’ia bëjë të lehtë dhe në këtë mënyrë do të bëj çmos për të marrë tre pikët dhe për të mos e lënë Europën t’i largohet më shumë.
Në orën 15:45, Teuta pret Tiranën në “Niko Dovana”, në një përballje që pritet të jetë e luftuar. Kampionët në fuqi do të kërkojnë t’i rikthehen vendit të parë, që momentalisht e mban Partizani.
Por durrsakët duket se janë kthyer me forca të reja nga pushimet e Botërorit, me Edi Martinin që do të kërkojë dhe njëherë të surprizojë për të marrë tre pikët.
SFIDAT:
EGNATIA – BYLIS 13:00
KASTRIOTI – VLLAZNIA 13:00
TEUTA – TIRANA 13:00.