TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Klubet si (Real Madrid, Barcelona dhe Juventus) që ngritën padi ndaj UEFA-s për moslejimin e një kompeticioni të ri si Superliga kanë humbur gjyqin. Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka vendosur në favor të UEFA-s duke cilësuar se është në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejta.
Gjykata konsideron se ligjet e miratuara nga FIFA dhe UEFA janë në përputhje me ligjin europian, duke përcaktuar se krijimi i një gare të re duhet t’i nënshtrohet miratimit të dy organeve, të cilat refuzojnë ta bëjnë këtë.
Nëse klubet reuzojnë të njohin vlefshmërinë e legjislacionit të tyre, mund të gjobiten.
“UEFA mirëpret ngrohtësisht opinionin e sotëm të qartë, që rekomandon një vendim të GJED-së në mbështetje të misionit tonë qendror për të qeverisur futbollin europian, për të mbrojtur piramidën dhe për të rritur lojën në të gjithë Evropën”,- shprehet UEFA përmes një njoftimi për mediat.