SPORT, 15 Dhjetor 2022, 12:28

Kampion nga divani. Çështja “Benzema” trazon edhe Deschamps, reagon trajneri i “gjelave”

Kampion nga divani. Çështja “Benzema” trazon edhe

Karim Benzema, “Topi i Artë” në fuqi, ishte mungesa më e madhe e Francës në këtë Botëror. Mediat janë ndezur nga ideja se Benzema mund të fluturojë në Katar për finalen e madhe.

Do të luajë apo jo, kjo është një temë më vete, në letër mund të jetë e mundur, në një kohë kur Benzema është rikuperuar, por në praktikë vështirë se mund të ndodh. Në rastin më të mirë Benzema mund të jetë i pranishëm vetëm për të marrë një medalje.

Në lidhje me ketë temë është pyetur edhe trajneri Dider Deschamps menjëherë pas fitores me Marokun, por tekniku francez nuk ka preferuar të përgjigjet:

Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Pyetja tjetër, më fal”, tha shkurtimisht Deschamps, duke ngritur edhe më shumë pikëpyetje mbi këtë temë.

Zyrtarisht, nëse Franca fiton në finale, Benzema mund të shpallet kampion bote pa qenë fare i pranishëm, në një kohë kur sulmuesi i Real Madrid nuk është hequr, as nuk është zëvendësuar nga lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë Botëror.