SPORT, 15 Dhjetor 2022, 10:07

Nis java e 14-të e Superiores, spikat Partizani-Kukësi. Ja dy sfidat e ditës së sotme

Nis java e 14-të e Superiores, spikat Partizani-Kukësi. Ja dy sfidat e

“Abissnet Superiore” rikthehet sërish pas gjysmëfinaleve të Botërorit me dy sfida interesante.

Laçi pret në shtëpi Erzenin, me kurbinasit që do të kërkojnë vazhdimësinë në mënyrë që të afrohen me Europën, por nga ana tjetër, shijakasit nuk kanë ndërmend të dorëzohen së surprizuari kampionatin. Sfida do të luhet në orën 13:00.

Në orën 15:45, Partizani pret në stadiumin e ri Kukësin. Të kuqte duan të harrojnë atë barazim me Erzenin dhe në këtë mënyrë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Nga ana tjetër, verilindorët duan të lënë pas momentin e errët që po kalojnë dhe të kthehen te fitorja në kapitullin e ri që do të nisin me trajnerin Rrahman Hallaçi.

SFIDAT:

LAÇI – ERZENI 13:00

PARTIZANI – KUKËSI 15:45.