SPORT, 15 Dhjetor 2022, 17:30

Finalja e Botërorit, FIFA cakton gjyqtarët

Finalja e Botërorit, FIFA  cakton gjyqtarët

FIFA ka vendosur përfundimisht për arbitrin e finales së të dielës në Kupën e Botës në Katarit. Instanca më e lartë e futbollit botëror ka caktuar si gjyqtar kryesor polakun, Szymon Marciniak.

Szymon Marciniak arbitroi dy ndeshje në Kupën e Botës në Katar. Ai ishte bilbili kryesor në ndeshjen e Francës me Danimarkën dhe Argjentinë-Australi. Asistentët e tij, Sokolnicki dhe Listkiewicz, do ta ndihmojnë atë në linjat anësore.

Kjo nuk i ka shpëtuar vëmendjes së vëzhguesve të FIFA-s, të cilët vendosën të shpërblejnë punën e 41-vjeçarit në turne dhe gjatë gjithë vitit 2022 duke i dhënë mundësinë për të gjykuar finalen e madhe të Kupës së Botës.

Francë-Argjentinë luhet me 18 dhjetor, në orën 16.00.