SPORT, 15 Dhjetor 2022, 09:09

Do të tentojë rekordin e Brazilit dhe Italisë, Deshamp pas triumfit në gjysmëfinale: Kemi dhe një hap të fundit

Do të tentojë rekordin e Brazilit dhe Italisë, Deshamp pas

Didie Deshamp hyri edhe ai në histori me finalen e dytë radhazi të një Botërori me Francën. Dhe trajneri i kampionëve të botës që do të kërkojë të rikonfirmohet i tillë edhe për katër vitet e ardhshme të dielën kundër Argjentinës, nuk e fsheh krenarinë për arritjen e tij me transalpinët.

“Ka emocion dhe krenari. Bëmë një tjetër hap shumë të rëndësishëm. Por kemi edhe një të fundit”, tha tekniku për mikrofonat e televizionit “TF1”, duke iu referuar finales së 18 dhjetorit me Argjentinën.

“Kemi qenë së bashku me lojtarët për një muaj dhe nuk ka qenë kurrë e lehtë. Por jemi shumë të lumtur që kemi shkuar kaq larg”, tha njeriu që i skadon kontrata, por me çdo mundësi pritet të rikonfirmohet në stolin e “Gjelave”.

Franca e tij do të tentojë që të bëhet skuadra e parë në 60 viteqë fiton dy herë Kupën e Botës pas dopietës së Brazilit në 1958 dhe 1962. Vetëm dy herë në histori ka ndodhur që një vend tëmbrojë me sukses titullin, përveç Brazilit edhe Italia në1934 dhe 1938.

Megjithatë, i vetmi trajner që e ka dërguar skuadrën e tij në dy finale ishte Poco në vitet 1930. Deshamp do barazonte Pocon me një fitore ndaj Argjentinës, ndërsa kapiteni i tij Hygo Loris mund të bëhet kapiteni i parë që do të gjejë Kupën e Botës në dy turne radhazi.