TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Luka Modriç ka dashur që të urojë Lionel Mesin dhe Argjentinën, por ndërkohë nuk pranon që të tregojë të njëjtën dashamirësi për arbitrin italian, Daniele Orsato, kundër të cilit ka vetëm ndjesi negative.
Në konferencën për shtyp, ai nuk ka lajmëruar asgjë lidhur me të ardhmen, ndonëse këtë pritet që ta bëjë të shtunën, pas ndeshjes së vlefshme për vendin e 3/4 në Katar.
Deri atëherë veterani fenomenal i Realit të Madridit i përulet ish-rivalit të tij te Barcelona, madje duke lëshuar edhe një fjali që nuk do t’i ketë pëlqyer aspak ish-shokut Kristiano Ronaldo.
“Në këtë pikë, shpresoj që skuadra që na mposhti ne të fitojë këtë Botëror. Argjentina e meritoi ndaj nesh dhe mbi të gjitha e meritoi Mesi, i cili për mua është futbollisti më i mirë i historisë. Leo po bën një Kupë Bote fantastike, duke treguar cilësitë dhe madhështinë e tij në çdo ndeshje, – bën hyrjen e tij 37- vjeçari, i cili në momentin e zëvendësimit, u duartrokit edhe nga tifozët e Argjentinës", tha Modriç.