TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Argjentina në këtë edicion të Botërorit “Katar 2022”, mund të mburret edhe me faktin se në gjirin e saj ka një futbollist si Aleksis Mek Alister. Futbollisti i Brajtonit është pasardhës i një dinastie fantastike futbollistësh, duke qenë se babai i tij, Karlos Havier Mek Alister, ka qenë pjesë e kombëtareve të Argjentinës së epokës “Maradona”, duke luajtur krah Diegos.
Për më shumë, nëse më i vogli Aleksis luan në Angli te Brajton, edhe dy djemtë e tij të tjerë më të mëdhenj janë profesionistë: Kevin Mek Alister luan me Boka Zhunjorsin ndërsa Francis Mek Alister te Rozario Sentral. Madje ai së bashku me familjen e tij kanë themeluar edhe klubin Deportivo Mek Alister, duke treguar sesa e fortë është lidhje e tyre me sportin më të bukur në botë.
“Është normale që të qaj, sepse kjo që po përjetoj është diçka edhe më e bukur sesa ajo që më ndodhi mua. Të shohësh fëmijën tënd që të luajë për Kupën e Botës, si titullar i Argjentinës, është dhurata e jetës”, deklaroi pas fitores me Kroacinë Karlos Havier Mek Alister.