SPORT, 13 Shkurt 2023, 08:57

SUPERIORE/ Mbijetesa dhe titulli në lojë, Bylis-Partizani mbyll javën e 21-të

SUPERIORE/ Mbijetesa dhe titulli në lojë, Bylis-Partizani mbyll

“Abissnet Superiore” luan sfidën e saj të fundit të javës së 21-të, me takimin Bylis-Partizani.

Në orën 13:00, në stadiumin “Adush Muça”, ballshiotët presin “demat”, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë tre pikët për dy objektiva të ndryshëm.

Bylisi vazhdon të jetë në garën për mbijetesë dhe një fitore e mundshme ditën e sotme do t’i largonte ata momentalisht nga zona e ftohtë.

Nga ana tjetër, Partizani do të kërkojë që të përfitojë nga humbja e Tiranës kryesuese, në mënyrë që të shkurtojë diferencën e pikëve me bardheblutë.

BYLIS – PARTIZANI 13:00.