TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tottenham është në kërkim të një drejtori të ri për skuadrën. Dënimi me 30 muaj i Fabio Paratici ka vendosur drejtuesit në punë për të gjetur një zëvendësues.
Kujtojmë se drejtori sportiv aktual i skuadrës angleze është dënuar për shkak të shkeljeve të rregullave financiare në kohën kur ishte te Juventusi.
“CMË” raportojnë se “Spursat” i kanë “shkelur syrin” drejtorit sportiv shqiptarë. Siç duket Igli Tare është pikasur nga drejtuesit për të zëvendësuar Paraticin.
Ish-lojtari i kombëtares shqiptare nuk ka rinovuar akoma kontratën me Lazion dhe mund të shikojë edhe një transferim në Premier League.
Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Igli Tares, ku interesi nga ekipet e tjera nuk mungojnë.