TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka marrë fund makthi i rezultateve negative për kuqezinjtë e Milanit. Skuadra e Stefano Piolit, është ikthyer te fitorja pas shtatë ndeshjesh, teksa ka mposhtur Torinon me rezultatin 1-0 në duelin e zhvilluar në “San Siro”.
Ishte Zhiru heroi i Milanit, mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 62-të, pas astitit të Teo Hernandez, goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.
Milani nuk fitonte që prej 4 janarit, teksa ky 3 pikësh vjen si një dritë në fund të tunelit. Sfidën e radhës në kampionat Milanit do ta luajë në transfertë ndaj Monzës.