SPORT, 11 Shkurt 2023, 22:15

"Ku ka luajtur futboll?”/ Gjyqtari italian pyet futbollistin për Murinjon (VIDEO)

"Ku ka luajtur futboll?”/ Gjyqtari italian pyet futbollistin për
Aureliano dhe Murinjo

Ndeshja e luajtur sonte mes Leçes dhe Romës ka dhuruar një episod shumë interesant në tunelin që të çon në fushë, ku është filmuar një deklaratë e gjyqtarit të sfidës, Aureliano, teksa po kalonte Zhoze Murinjo.

Në pushimin mes pjesëve, Aureliano po bëhej gati të kthente lojtarët në fushën e lojës kur kaloi Murinjo, i cili i dha dorën kryesorit të sfidës. Më pas, gjyqtari u kthye nga futbollisti Galo i Leçes dhe i foli për portugezin.

“Sa ndeshje ka? Ku ka luajtur futboll? Më thuaj… Askush nuk bëhet i madh kështu”, tha ai duke treguar me gisht kokën e tij.

VIDEO