TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi ka fituar vetëm një nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Fiorentinës (2 barazime dhe 2 humbje kompletojnë bilancin), pasi në 11 ndeshjet e mëparshme kishte fituar 9 herë (1 barazim dhe 1 humbje).
– Në 11 ndeshjet e fundit në Torino mes Juventusit dhe Fiorentinës, në kampionat, bardhezinjtë kanë fituar 10 dhe janë mundur vetëm një herë, 0-3 në 22 dhjetor 2020, rezultati i dytë më i thellë i vjollcëve ndaj torinezëve në histori (suksesi më i gjerë, 0-4 më 2 tetor 1955).
– Fiorentina është skuadra kundër së cilës Masimiliano Alegri ka marrë numrin më të madh të fitoreve kur i ka pritur në shtëpi, në Serinë A, si trajner i Juventusit. 6 suksese për teknikun livornez, njësoj si ndaj Romës, Udinezes e Sasuolos, por mbi të gjitha në dy nga tri ndeshjet e fundit ka triumfuar edhe pa pësuar gol.
– Në vitin 2023, Fiorentina ka fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit (2 barazime dhe 3 humbje). Në këtë vit të ri diellor, më keq se vjollcët kanë bërë vetëm Kremoneze, Sampdoria e Salernitana.
– Juventusi mbetet e vetmja skuadër e kësaj Serie A që nuk ka pësuar gol, nga minuta e 76- të e mbrapa. Golin e fundit në çerekorëshin e fundit ia ka shënuar pikërisht Fiorentina, Gonzales, më 21 maj 2022.
– Që kur firmosi për Juven, Fiorentina është skuadra kundër së cilës Dushan Vlahoviç (48 gola në 108 ndeshje për vjollcët) ka grumbulluar më shumë minuta në fushë (186), por pa shënuar dhe pa dhënë një asist.