SPORT, 12 Shkurt 2023, 19:07

Derbi nuk ka fitues, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko Dovana”

Derbi nuk ka fitues, Erzeni dhe Teuta ndajnë pikët në “Niko

Erzeni dhe Teuta kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Niko Dovana” për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore.

Derbi u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 7’ Kallaku nuk gaboi në pikën e bardhë të penalltisë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Gjatë pjesës së parë Teuta, pati një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin me Jazxhiun në minutën e 14’. Në fund të pjesës së parë shijakasit pretenduan për një penallti por gjyqtari nuk e akordoi. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për shijakasit, me Kahrimanoviç dhe Kriviçiç që patën disa raste për të vendosur baraspeshën. Por vetëm në minutën e 86’ Erzeni arriti të shënonte me Leaon.

Kështu ekipet ndanë pikët në këtë javë dhe pas barazimit Erzeni pozicionohet në vendin e 3-të me 31 pikë, ndërsa Teuta në vendin e 7-të me 25 pikë.