SPORT, 13 Shkurt 2022, 13:09

Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike në Pekin, ja në cilin vend u rendit skiatori kuqezi

Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike në

Denni Xhepa nuk ia ka dalë të marrë rezultatin e dëshiruar në garimin e tij të parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit, teksa skiatori shqiptar u penalizua pas u rrëzua në sllallomin gjigand.

Xhepa ishte konkurrenti numër 59 në një garë ku pjesëmarrës ishin 89 skiatorë, ndërsa në finale shkuan 46 të parët. Kushtet e rënduara atmosferike ishin gjithashtu një faktor që u bënë pengesë për Xhepën, teksa edhe sportistët e tjerë hasën vështirësi ndërsa garën e përfunduan 52 skiatorë.

Ndërkaq, Xhepa do të ketë mundësinë që të përmirësojë vetveten teksa do të zbresë sërish në pistë për sllallomin special më datë 16 shkurt.

Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike në

Përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike në