TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit mori një fitore të madhe në Klasiken kundër Barcelonës të shtunën. Ja statistikat e “Los Blancos”-ve:
– Suksesi ndaj Barcelonës e ka bërë Realin e Madridit skuadrën e parë që arrin 1800 fitore në historinë e kampionatit spanjoll;
– Për Realin e Madridit ajo ndaj Barcelonës ishte ishte fitorja e katërt me përmbysje në këtë sezon mes kampionatit spanjoll dhe Ligës së Kampioneve;
– Madrilenët kanë fituar kundër Barcelonës në 7 stadiume të ndryshme” “Les Corts” (7), “Chamartin” (11), “Metropolitano” (1), “Bernabeu” (42), “Camp Nou” (15), “Di Stefano” (1), “Montjuiç” (1);
– Ançeloti është trajneri i katërt me më shumë fitore në “El Clasico”. Ai ka fituar 7 përballje. Para tij janë Guardiola, Krojf dhe Munjoz;
– Bellingam me dy golat kundër Barcelonës ka arritur 10 gola në 10 javët e para në La Liga, duke barazuar Romarion (1993-1994), Ronaldon (1996-97) dhe Levandovskin (2022-23);
– Ajo e së shtunës ishte fitorja e parë e Realit të Madridit kundër Barcelonës në Barcelonë e arritur në kohën shtesë;