SPORT, 30 Tetor 2023, 19:00

“Dridhet” pankina e Stefano Piolit, e ardhmja te Milani në “fije të perit”, ultimatum nga drejtuesit

“Dridhet” pankina e Stefano Piolit, e ardhmja te Milani në

E ardhmja e Stefano Piolit në pankinën e Milanit është në rrezik. Nëse deri para disa javësh, qëndrimi i tij në Milano dukej i sigurt, tashmë stoli i tij është dridhur sidomos pas barazimit 2-2 me Napolin. Drejtuesit e Milanit i kanë idetë e qarta. Nëse skuadra kalon grupet në Champions, tekniku Pioli qëndron. Në rast se ekipi dështon të vazhdojë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, divorci është thjeshtë çështje kohe.

Deri më tani kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grupin e “Ferrit”. Vetëm 2 pikë në 3 ndeshje, ndërsa vlen të theksohet fakti se niveli i vështirësisë për të përfunduar në 2 vendet e para është i lartë, pasi PSG, Dortmund dhe Newcastle janë rivalë të fortë.