TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Botërori 2022 i Katarit është prej kohësh në qendër të ciklonit, aq sa nuk mungojnë edhe figurat e njohura që kanë shprehur edhe bojkotin e hapur të këtij manifestimi historik, që të dielën do të ngrejë siparin.
Kjo Kupë Bote ngriti shumë dyshime që në momentin e dhënies së mandatit, aq sa bënë edhe presidentin e kohës në SHBA-së, Barak Obama, që të dalë dhe të flasë për një çështje të tillë (“Mendoj se është vendimi më i gabuar historik), ndonëse futbolli nuk është sport i parë në Amerikë, edhe pse ata kishin hedhur gjithashtu kandidaturën për organizimin e tij në të njëjtin vit.
Në vitet në vazhdim nuk munguan as hetimet juridike, që përfshinë edhe ish-presidentin e UEFA-s, Mishel Platini. Në qershorin 2019, ai u ndalua dhe u mor në pyetje nga xhandarmeria franceze lidhur me votimin për “Katar 2022”.
Mes zërave të korrupsionit, akuza për vdekje të punëtorëve dhe një evenimenti që çan në dysh kalendarin sezonal të futbollit të klubeve, janë akuzat kryesore, por jo vetëm lidhur me këtë Botëror.
MANDATIMI Kupa e Botës 2022 iu akordua Katarit më 2 dhjetor 2010, me vendin e vogël nga Lindja e Mesme që mundi SHBA-të, 14-8 vota, ndonëse amerikanët kanë marrë të drejtën e organizimit të edicionit 2026, së bashku me Meksikën.
Në të njëjtën ditë, FIFA zyrtarizoi edhe organizimin e Botërorit 2018 nga ana e Rusisë, zgjedhje këto që u bënë çështje hetimore në maj të vitit 2015. Pas vendimeve, FBI-ja amerikane nisi një hetim dhe pas provave të mbledhura foli për blerje votash për një total prej 100 milionë dollarësh.
Disa prej të arrestuarave u ekstraduan në SHBA dhe më pas u dënuan. Ndërkohë disa të tjerë u deklaruan fajtorë dhe ia hodhën me kthimin e disa miliona dollarëve që kishin arkëtuar.
Një tjetër hetim preku edhe Naser Al-Khelaifin, biznesmenin nga Katari, i cili nga 2011 është pronari i PSG-së, por për dy herë me radha akuzat ndaj tij për korrupsion, fitimin e të drejtave televizive dhe spostimin në dimër të Botërorit ranë.
Siç dështon edhe marrja në pyetje e Mishel Platinisë, u hetua vrulli i milionave të shumtë që nisi të lëvizë Katari në drejtim të Francës.
Por akoma më shumë se kaq, Botërori i zhvilluar në Katar ka lidhje të forta me atë të Rusisë, pasi të dyja vendet nuk ishin favorite për të fituar, por papritur e morën kandidaturën, ndonëse shumë nga anëtarët e FIFA-s që u hetuan u përjashtuan përjetë nga bota e futbollit, ose u arrestuan.
HUMBJET E JETËVE Katari mund të jetë vendi më i vogël që ka pritur ndonjëherë një Botëror (ka vetëm 2 milionë banorë), me 8 stadiume që do të presin spektaklin e 32 skuadrave, por ndërkohë 7 prej tyre janë totalisht të rinj.
Gjithçka lëviz përreth Dohas, kryeqytetit, ndonëse finalen do ta presë Losaili, pak kilometra larg.
Një tjetër e dhënë që godet është fakti se 20 për qind e popullsisë së Katarit është e formuar nga indigjenë, ndërsa pjesa tjetër është e përbërë nga shumë punëtorë të ardhur nga vende si India, Bangladeshi, Sri Lanka e Nepali.
Në të gjithë këto vite është folur edhe për trajtimin e punëtorëve, tri turne masakruese, pak të drejta dhe rroga të turpshme. Por akuzat më të mëdha lidhen me shumë vdekje në kantierë të ndryshëm, një numër që sipas anglezes “The Guardian”, i kalon 6500.