SPORT, 21 Qershor 2022, 18:11

Skuadra e Berluskonit njofton goditjen e parë, Monza firmos me ish-kapitenin e Interit

Skuadra e Berluskonit njofton goditjen e parë, Monza firmos me

Monza e Silvio Berluskonit po programon një merkato të madhe për të pasur një skuadër sa më dinjitoze pas ngjitjes në Serinë A, me klubin italian që ka zyrtarizuar ish-kapitenin e Interit, Andrea Ranokia si goditjen e parë.

34-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 dhe do të qëndrojë kështu përsëri në Serinë A pas largimit nga Interi, me italianin që mbylli aventurën me zikaltërit me dy trofe të fituar gjatë sezonit të fundit.

Ka qenë vetë Monza që e ka njoftuar marrëveshjen në rrjetet sociale ku e ka prezantuar afrimin e tij si një lëvizje që do të sjelli në skuadër eksperiencë, personalitet dhe mentalitet fitues.