TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbase për herë të parë, ose si rrallë herë, Jose Mourinho në një intervistë për Forbes, nuk bën analizë tekniko-taktike, nuk flet as për skema, por për punën që një trajner bën në aspektin mental, psikologjik:
“Njerëzit të ndjekin vetëm nëse kanë besim tek ty, unë bëj gjithçka që njerëzit të kenë besim tek unë, të mos i zhgënjej.
Lojtarët nuk mund të shihen sikur të jenë të gjithë njëlloj, sepse të gjithë janë të ndryshëm, duhet të jesh i përqendruar dhe ti njohësh mirë”, u shpreh fillimisht Mourinho duke shtuar:
“Empatia është thelbësore, është e lehtë për ta thënë por e vështirë për ta bërë. Duhet të kesh një empati me individët.
Raporti i im me stresin? Kam një raport të mirë, nuk është gjë e mirë të mos e ndjesh, por edhe i tepërt të bën dëm.
Çelësi i suksesit? Të mos ngopesh kurrë, të kërkosh gjithnjë më shumë. Të mos ndalesh kurrë. Kjo nuk ka të bëjë me moshën por me personalitetin", u shpreh Mourinho për Forbes.