SPORT, 21 Qershor 2022, 16:55

Zyrtare/ Vllaznia bën goditjen e madhe, firmos me lojtarin e Malit të zi

Zyrtare/ Vllaznia bën goditjen e madhe, firmos me lojtarin e Malit të

Vllaznia vazhdon përforcimin e skuadrën për ndeshjet e Conference League . Ditën e sotme ka arritur të firmosë kontratën me mesfushorin e Malit të Zi.

Bëhet fjalë për Kristijan Vulaj, i cili tashmë është zyrtarisht lojtari më i ri i shkodranëve, me lajmin që e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mesfushori është transferuar si lojtar i lirë pas largimit nga skuadra e Dençiç Tuzi dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin shkodran.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë. Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj”, shkruan klubi kuqeblu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)