SPORT, 21 Qershor 2022, 12:43

Të premten do të hidhet shorti i Seria A, ja kur pritet të fillojë kampionati italian

Të premten do të hidhet shorti i Seria A, ja kur pritet të

Ditën e premte do të hidhet edhe shorti për kalendarin e sezonit 2022/2023 në Seria A, në orën 12:00.

Pas hedhjes së shortit pritet të mësohet edhe data fikse e fillimit të kampionatit që me shumë gjasa Seria A pritet të ngre siparin më 13 gusht, ndërsa ndeshja e fundit e sezonit pritet të jetë më 4 qershor.

Për shkak të Botërorit, 15 xhirot e para do të luhet në tre muajt e parë. Rrjedhimisht, nga gushti deri të paktën në ndërprerjen e nëntorit, skuadrat italiane do të luajnë çdo javë, në mesjave dhe në fundjavë, me ndeshjet e Serinë A të alternuar së bashku me kupat e Europës.