SPORT, 20 Qershor 2022, 15:07

Interi nuk përmbahet në merkato, zikaltërit arrijnë akordin për transferimin e radhës

Interi nuk përmbahet në merkato, zikaltërit arrijnë akordin

Interi duket mjaft aktiv në merkato në këto ditë të para, me ziklatërit që po punojnë në disa pista të bujshme si ajo e Lukakut, Dibalës, por dhe të mesfushorit të Kombëtare, Kristjan Asllani.

Nënkampionët e Italisë duket se nuk do të ndalen këtu, me Interin që duket të ketë arritur akordin për transferimin e mesfushorit Raul Bellanova.

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, zikaltërit kanë arritur akordin me Kaljarin për një huazim, i cili do t’i kushtojë klubit katër milionë, ku është parashikuar dhe e drejta e blerjes së tij përfundimtare për një shumë rreth shtatë milionë euro.

Bellanova do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me Interin ku do të përfitojë një milion euro në sezon.