SPORT, 20 Qershor 2022, 21:45

BOTËRORI 2022/ Katari vjen me masa të ashpra, ja sa do të dënohet një tifoz nëse thyen rregullat

BOTËRORI 2022/ Katari vjen me masa të ashpra, ja sa do të

Shumë pak na ndajnë nga fillimi i Kupës së Botës, “Katar 2022”, por tifozët që bëhen gati të udhëtojnë për në Doha duket se mund të hasin disa probleme.

Shteti i Katarit ka vendosur disa masa të ashpra për të gjithë ata që thyejnë rregullat e vendosura.

Nuk do të ketë festa, nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit, seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të ndaluar dhe të gjithë ata që i thyejnë këto rregulla do të rrezikojnë deri në shtatë vite burg.